Nga 15 nëntori deri më 15 mars, drejtuesit e automjeteve në Maqedoninë e Veriut janë të obliguar të kenë pajisje dimërore në automjetet e tyre. Mosrespektimi i këtij detyrimi parashihet të ndëshkohet me gjobë.
Sipas të dhënave të publikuara nga mediat rajonale, gjobat për mungesën e pajisjeve dimërore ndryshojnë dukshëm nga një shtet në tjetrin.
Gjobat në vendet e rajonit:
* Mali i Zi: 150 euro
* Kroacia: 130 euro
* Serbia: 50 euro
* Maqedonia e Veriut: 45 euro (rreth 2.770 denarë)
* Kosova: 40 euro
* Bosnjë-Hercegovina: 20 euro
* Shqipëria: nga 10 deri në 40 euro.
Në Maqedoninë e Veriut, përveç gjobës, në rastet e parapara, policia mund ta përjashtojë automjetin nga qarkullimi.
Rregullat nuk janë të njëjta në të gjitha shtetet. Në disa vende detyrimi vlen gjatë një periudhe të caktuar, ndërsa në të tjera varet edhe nga kushtet atmosferike apo rrugët nëpër të cilat lëvizin automjetet.
Prandaj, shoferët që udhëtojnë jashtë vendit duhet të informohen paraprakisht për rregullat dhe pajisjet e detyrueshme dimërore.



