Funksionarët pa banesë zyrtare do të marrin nga 350 euro në muaj për qira

Funksionarët që kanë të drejtë ligjore për banesë zyrtare, por shteti nuk mund t’ua sigurojë atë, do të përfitojnë kompensim mujor prej 350 eurosh për qira.

Vendimi është miratuar në seancën e 221-të të Qeverisë, më 13 tetor 2026. Nga Qeveria konfirmojnë se shuma mbetet e pandryshuar dhe paguhet në kundërvlerë në denarë, sipas kursit mesatar të Bankës Popullore në ditën e pagesës.

Nëse kompensimi paguhet gjatë gjithë vitit, një funksionar përfiton gjithsej 4.200 euro në vit.

Megjithatë, Qeveria nuk ka bërë të ditur sa persona përfitojnë nga kjo e drejtë, sa është kostoja e përgjithshme për buxhetin dhe sa banesa zyrtare ka në dispozicion shteti.