Nipi i dajës serb

Mitrush Kuteli, në vitin 1961, i shkroi një letër Mustafa Greblleshit, ku i rrëfente për vizitën në Beograd, në dhjetor të vitit 1945, ku bashkë me të ishte edhe Dhimitër Shuteriqi. Ata ishin pjesë e delegacionit të Lidhjes së Shkrimtarëve të Shqipnisë në Konferencën e Shkrimtarëve Jugosllavë në Beograd.
Kuteli shkruan në letër se Dhimitër Shuteriqi, në biseda me disa shkrimtarë, kryesisht serbë, u shpreh se edhe vetë ai ishte me origjinë serbe.
Shuteriqi shprehej se familja e tij ishte me origjinë nga Stara Serbia dhe ishte vendosur në Elbasan.
Kuteli sqaron në letrën drejtuar Mustafa Greblloshit se ishte dëshmitar i këtyre bisedave, duke u ndier i fyer dhe i neveritur nga servilizmi i Shuteriqit.
Pikërisht Shuteriqi ishte kolonë ideologjike e Njeriut të Ri gjatë regjimit komunist, ku mbajti dhe drejtoi Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve, si dhe vetë Akademinë e Shkencave.
Dhimitër Shuteriqi asht daja (gjyshi nga nana) i Ben Blushit.
Në vitin 2008, Ben Blushi botoi një shkrim ku e cilësoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës si fundin e kolonizimit të saj nga Shqipnia.
Nipi i dajës serb e shihte Kosovën si koloni kulturore të Shqipnisë prej dekadash dhe kurrsesi si pre të gjenocidit, spastrimit etnik, burgosjeve masive, kolonizimit dhe shpërnguljes masive nga Beogradi.
Në thelb, kjo tezë kryekëput antishqiptare e nipit të dajës serb mund të cilësohet si një premisë ideale për tezën e kombit kosovar.
Nipi nuk e la kurrë në baltë dajën e tij serb, me teza ciklike antikombëtare, të cilat gjejnë konaqe e banaqe edhe në Kosovë.
*Status facebooku I z. Besmir Lushaj