E pabesueshme, në Shqipëri në universitete mësojnë se shqiptarët në Kosovë janë ardhacak, serbët më të lashtë se ne!?

Idriz MORINA

E pabesueshme, në Shqipëri universitete dhe në Institutin e Arkeologjisë mësojnë se shqiptarët në Kosovë janë ardhacak, serbët më të lashtë se ne!?
Një video e shpërndarë shumë së fundi, jep një mesazh të pabesueshëm, por që fatkeqësisht nuk është demantuar deri më sot. Mesazhi është dhënë nga arkeologu Neritan Ceka, por që nga shpërndarësit është keqcituar, i cili pohon në studio televizive se fatkeqësisht në universitete të Shqipërisë dhe në Institutin Arkeologjik po mësohet teza serbe, se shqiptarët në Kosovë dhe më tej, u rivendosen shumë më vonë në territoret e dikurshme ilire, pasi aty tashmë me shekuj ishin konstituar sllavët. Sipas tij, “studentëve po u mësohet teza se shqiptarët kanë ardhur më vonë në këto troje”, dhe me këtë po relativizohet vazhdimësia iliro-dardane në favor të tezave sllave.
“Kosova ka qenë serbe, dhe se ajo u ripopullua nga shqiptarët”, kjo tezë, thotë Ceka që ka hyrë edhe në Institut të Arkeologjisë dhe që e kanë përqafuar këtë ide, që ne nuk jemi pasardhës të ilirëve. Ai thotë se këtu ka rryma, që qëndrojnë pranë ministrive, qeverisë, në institucione etj.
Sipas tezës serbe, ilirët u romanizuan, më pas u konstituan sllavët dhe se në shekullin e 11-të Kosova u ripopullua nga serbët!
Moderatori Çafaoku reagon me ashpërsi duke i quajtur këta përfaqësues të kësaj teze në Shqipëri, “ata janë gjakprishur”.
Ai thotë se vendosja e sllavëve ndodhi në shekullin e 9-të, sepse në shekullin 5 apo 6, ata erdhën këndej, por nuk qëndruan.
Ceka këtë e ka quajtur si një rrymë e re, që ai e quan modern, por që po hyn në vartësi të tezës së përgatitur nga intelektualë serbë, që kanë përpunuar teza të qëllimshme politike, dhe që si pasojë kishte edhe projektin që ishte në zbatim nga Millosheviçi “Patkoi”, për dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. përplasje që po ndoa me rrymën e re të arkeologëve. Ceka i quan ata edhe si “shkolla e re”, e cila po përpiqet ta përmbysë shkollën e traditës shqiptare, të vërtetuar disa herë edhe nga studimet gjenetike, për një vazhdimësi tetë mijëvjeçare, ilire përgjithësisht dhe dardane në veçanti për Kosovën dhe territoret ku jetonin ky fis i fuqishëm.
Kjo “shkollë e re”, së bashku me “shkollën e re politike” të Ramës, e cila e ka degdisur politikisht interesin sqhiptar në gjithë Ballkanin, dh eveçanërisht të Kosovës duke e mbivënë interesin serb.
Këtu edhe rezulton të jetë burimi, por edhe bashkëpunimi i anëtarëve të këtyre institucioneve në Shqipëri, në universitete dhe në Institut, të cilët kan ndihmuar në projektimin e statutit për asociacionin serb, duke i propozuar të drejta me statut indigjeniteti për serbët.
Por, fatkeqësisht as studiuesit dhe as mediat apo analistët, përveç meje nuk janë marrë me shtjellimin dhe kritikën ndaj këtij propozimi tipik antishqiptar.
Ps. Krimet serbe dhe gjenocidi, me qëllim shpopullimin e shqiptarëve nga Kosova.