Buxheti 2027: Miliarda për investime, rritje pagash dhe pensione – deficiti arrin 45 miliardë denarë!

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska-Koçoska, prezantoi projektbuxhetin për vitin 2027, me të ardhura prej 395,4 miliardë denarësh dhe shpenzime prej 440,4 miliardësh.

Për investime kapitale parashikohen 40,8 miliardë denarë, ndërsa deficiti buxhetor pritet të arrijë në 45 miliardë denarë.

Qeveria projekton rritje ekonomike prej 3,8%, inflacion prej 3,2% dhe rritje të pagës mesatare neto prej 6,7%.

Për pensione janë planifikuar 123,8 miliardë denarë, ndërsa për shëndetësi 58,7 miliardë. Investimet do të përqendrohen në rrugë, hekurudha, arsim dhe infrastrukturë publike.