Kinezët rrëmbejnë pesë bashkëkombës në Bosnjë, kërkonin 75 mijë euro shpërblim!

 

Pesë shtetas kinezë dyshohet se janë rrëmbyer nga bashkëkombësit e tyre në Bosnjë e Hercegovinë, të cilët për lirimin e tyre kërkonin nga 15 mijë euro për person.

HORROR NË BOSNJË: Pesë kinezë rrëmbehen, torturohen dhe shantazhohen për 75 mijë euro!

Dy shtetas kinezë janë arrestuar në Bosnjë e Hercegovinë, nën dyshimin se kanë marrë peng pesë bashkëkombësit e tyre, të cilët po tentonin të kalonin drejt Italisë.

Sipas Policisë Federale (FUP), viktimat janë mbajtur kundërligjshëm, janë keqtrajtuar fizikisht dhe psikologjikisht, si dhe janë ekspozuar ndaj dhunës seksuale.

Për lirimin e tyre, të dyshuarit kërkonin nga 15 mijë euro për person, gjithsej 75 mijë euro, duke i kërcënuar edhe me vdekje në rast të mospagesës.

Policia ka sekuestruar telefona dhe para në valuta të ndryshme, ndërsa raport penal është dorëzuar ndaj tre personave: dy shtetasve kinezë dhe një shtetasi pakistanez. Hetimet për rastin po vazhdojnë.