Tragjedia në Bullgari: Qeveria ndan nga 8.000 euro për familjet e viktimave!

Qeveria bullgare ka vendosur të ndajë nga 8.000 euro ndihmë financiare për familjet e personave që humbën jetën në aksidentin e rëndë në autostradën “Trakia”.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Natalija Efremova, njoftoi se pagesat pritet të realizohen brenda pak ditësh, pas identifikimit të familjeve përfituese.

Edhe familjet e personave të lënduar mund të kërkojnë ndihmë financiare, nëse plotësojnë kushtet ligjore. Për të lënduarit që kanë nevojë, do të sigurohet edhe mbështetje psikologjike falas.

Në mbledhjen e Qeverisë bullgare, viktimat e aksidentit u nderuan me një minutë heshtje.