Kristi Mekormik (Christy McCormick) është nominuar për ambasadore të re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, raporton Plusinfo.
Mekormik është juriste me përvojë në fushën e legjislacionit zgjedhor, një profil profesional i lidhur me çështjet e administrimit të zgjedhjeve dhe proceseve demokratike.
Nominimi i saj nuk nënkupton marrjen e menjëhershme të detyrës. Për emërimin përfundimtar duhet të përfundojnë procedurat përkatëse amerikane.





