LSDM: Shtrenjtime, paga të ulëta dhe borxhe në rritje – qytetarët përballen me kosto gjithnjë më të larta

LSDM akuzon Qeverinë e Hristijan Mickoskit se politikat e saj po rëndojnë standardin jetësor të qytetarëve, ndërsa shpenzimet dhe borxhet publike vazhdojnë të rriten.
Duke iu referuar të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, partia opozitare thekson se inflacioni në tetor arriti në 3,3%, ndërsa shporta mujore familjare tejkaloi 70.000 denarë, ose rreth 90.000 denarë bashkë me qiranë.
Sipas LSDM-së, rreth 180.000 nga 540.000 të punësuarit marrin paga nën 31.200 denarë, ndërsa paga minimale mbetet 26.000 denarë. Partia kritikon edhe refuzimin e kërkesës për rritjen e saj në 600 euro.

Opozita paralajmëron edhe për shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe ngrohjes nga viti i ardhshëm, duke pretenduar se në buxhet nuk janë paraparë mjete të mjaftueshme për të ndihmuar qytetarët.
SDSM pretendon se buxheti përballet me mungesë prej rreth 900 milionë eurosh dhe akuzon pushtetin për keqpërdorim të parasë publike përmes tenderëve partiakë, në vend të mbështetjes së qytetarëve.