Zvicra dekoron tre shqiptarët! Shpëtuan një grua nga vdekja, ushtria i nderon si heronj

Tre shqiptarë, pjesëtarë të Ushtrisë Zvicerane, janë nderuar zyrtarisht për një akt heroik, pasi i shpëtuan jetën një gruaje që ishte rrëzuar pranë kazermës ku ata shërbenin.
Albin Ukzmaili, Harbin Hasani dhe Edmir Rrafshi nuk humbën asnjë sekondë. Sapo panë gruan në gjendje të rëndë, nisën menjëherë reanimimin kardiopulmonar (masazhin kardiak), duke u zëvendësuar mes vete deri në mbërritjen e ekipeve të shpëtimit.
Falë ndërhyrjes së tyre të shpejtë, gjendja e gruas u stabilizua.
Për guximin dhe ndërhyrjen humanitare, Ushtria Zvicerane i dekoroi zyrtarisht tre shqiptarët.
Një tjetër histori që dëshmon se shqiptarët bëjnë krenarë jo vetëm familjet dhe komunitetin e tyre, por edhe vendin ku jetojnë, me guxim, solidaritet dhe zemër të madhe.