Lea Ypi nderohet me doktoratë Honoris Causa nga Universiteti i Freiburgut

Filozofja shqiptare Lea Ypi do të nderohet me doktoratë nderi nga Universiteti i Freiburgut në Zvicër, në ceremoninë që do të mbahet më 16 nëntor 2026.

Ypi, profesoreshë në Londër dhe anëtare e Akademisë Britanike, do të jetë njëra nga gjashtë personalitetet që do të marrin këtë vlerësim për kontributin e tyre akademik.

Ajo vlerësohet për punën në filozofinë politike, historinë bashkëkohore dhe shkencat politike, me fokus te liria, drejtësia, migrimi dhe demokracia.