Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që mbahen nesër, më 8 nëntor.
Në një mesazh publik, Ahmeti ka theksuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për përfaqësimin politik dhe institucional të shqiptarëve në Luginë.
Ai ka vlerësuar se pjesëmarrja në votime është jo vetëm ushtrim i së drejtës demokratike, por edhe përgjegjësi për ruajtjen e identitetit kombëtar.
„Çdo votë është një zë për dinjitetin, barazinë dhe të ardhmen e shqiptarëve në Luginë“, ka theksuar Ahmeti, duke u bërë thirrje qytetarëve të mos e humbin mundësinë për të ndikuar në përfaqësimin e tyre institucional.
Lajme Ali Ahmeti thirrje shqiptarëve të Luginës: Dilni masivisht në zgjedhjet për Këshillin...



