Dikur kishte vetëm një kompjuter të vjetër, sot po bën namin në Gjermani! Shqiptarja drejton projekte të Intelegjencës Artificiale në Microsoft!

Pasioni i Xheneta Krasniqit për teknologjinë nisi që në fëmijëri, përpara kompjuterit të vjetër të familjes. Me origjinë nga Prishtina dhe e rritur në Mynih, ajo kalonte orë duke eksploruar dhe duke shkruar programet e para, pa e ditur se ky interes do të bëhej profesioni i saj.
Sipas historisë së përcjellë, Xheneta punon në Microsoft, ku udhëheq projekte në inteligjencën artificiale dhe teknologjinë cloud. Në vitin 2025, ajo u rendit mes “Top Young Women Engineers in Germany”, një vlerësim për inxhinieret e reja në Gjermani.
Krahas karrierës, ajo mbështet vajzat që duan të hyjnë në botën e teknologjisë dhe trajnon gra me prejardhje emigrante për të zhvilluar aftësitë digjitale. Angazhimi i saj përfshin edhe projekte humanitare për fëmijët refugjatë dhe ndërtimin e protezave për persona në nevojë.
Mesazhi që u drejton vajzave shqiptare është të besojnë te vetja, të provojnë, të bëjnë pyetje dhe të mos ndalen së mësuari.
Një rrugëtim që nisi nga kureshtja e një fëmije dhe u kthye në një mundësi për të ndihmuar edhe të tjerët të ndjekin ëndrrat e tyre.