Moderatori Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK

Këngëtari dhe moderatori i njohur Ardit Gjebrea është paraqitur gjatë ditës së sotme në SPAK.

Siç raporton A2 CNN, ai hyri në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar paraditen e së premtes, por detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Bazuar në raportimin e tyre, këngëtari u paraqit i vetëm në SPAK, pa prezencën e avokatit.

Në anën tjetër, Vox Albania publikoi edhe disa pamje që duket se tregojnë Gjebrean duke hyrë në strukturat e SPAK-ut

Ende nuk dihen arsyet që kanë çuar moderatorin dhe producentin e njohur Ardit Gjebrea të paraqitet në ambientet e SPAK-ut.

Deri më tani nuk ka një informacion zyrtar lidhur me çështjen për të cilën ai u paraqit aty.