Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekës dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, miraton buxhetin të Komisionit Parlamentar Hetimor.
Kjo pritet të ndodhë në orën 14:00.
Arlinda Zekaj u vra në Vitomiricë të Pejës, pak minuta pas denoncimit të fundit në Policinë e Kosovës për dhunë në familje.
Sipas Prokurorisë, ajo dyshohet se është vrarë me një mjet të fortë nga kunati i saj, A.S. i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan.
Vrasja e saj ka nxitur protesta të përditshme në kryeqytet.



