Asnjë kadet shqiptar nuk është pranuar këtë vit në Akademinë Ushtarake të Maqedonisë së Veriut, pretendon Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), duke akuzuar Qeverinë dhe koalicionin VLEN për cenimin e parimit të përfaqësimit të drejtë.
Sipas BDI-së, kjo ndodh për herë të parë që nga themelimi i Akademisë Ushtarake në vitin 1995 dhe përbën një shqetësim serioz për barazinë në institucionet shtetërore.
Partia opozitare vlerëson se një praktikë e tillë bie ndesh me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe mund të ndikojë negativisht në marrëdhëniet ndëretnike.
BDI kërkon nga VLEN-i të sqarojë përse nuk është siguruar përfaqësimi i premtuar i shqiptarëve.
“Përfaqësimi nuk është privilegj, por parim. Ai nuk guxon të jetë peng i kalkulimeve politike”, thuhet në reagimin e BDI-së.





