Qeveria ka miratuar rebalancin e plotësuar të Buxhetit për vitin 2026, i cili parasheh uljen e të ardhurave dhe shpenzimeve publike për rreth 5.3 miliardë denarë.
Sipas Ministrisë së Financave, të ardhurat e përgjithshme planifikohen në 374.2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 420.5 miliardë denarë.
Deficiti buxhetor mbetet 46.3 miliardë denarë, ose 3.9% e PBB-së. Rritja ekonomike për vitin 2026 projektohet në 4.3%.
Pas miratimit në Qeveri, propozimi i plotësuar do t’i dorëzohet Kuvendit për shqyrtim dhe miratim.
Maqedoni Rebalanci i buxhetit 2026: Ulen të ardhurat dhe shpenzimet, deficiti mbetet 46.3...





