Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shpalli rezultatet fillestare të rrethit të dytë të zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Sipas rezultateve, Arkin Jahiji nga koalicioni AKI fitoi 4.442 vota, ndërsa kundërkandidati Stojanço Radiçevski, nga koalicioni “Maqedonia Jote” i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, mori 4.184 vota.
Nga gjithsej 16.256 votues të regjistruar, në zgjedhje morën pjesë 8.828 qytetarë, apo 54,31 për qind. Prej tyre, 8.626 vota ishin të vlefshme, ndërsa 202 të pavlefshme.
Me shpalljen e rezultateve fillestare, kanë nisur afatet ligjore për paraqitjen e kundërshtimeve ndaj procedurës së mbledhjes dhe verifikimit të rezultateve, të cilat mund të dorëzohen deri më 4 nëntor, në orën 15:30.



