Blerim Sejdiu nga VLEN ka deklaruar se fitorja e Arkin Jahijit të AKI-së në Bërvenicë nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e votuesve të VLEN-it.
Në emisionin “Click Plus” në TV21, Sejdiu theksoi se rezultati zgjedhor dëshmon se VLEN nuk i ka tradhtuar votuesit shqiptarë, por ka vepruar në interes të përbashkët.
“Bërvenica është dëshmi e qartë se VLEN nuk ka tradhtuar. Pa votat e VLEN-it nuk do të mund të fitonte Arkin Jahiji”, deklaroi ai.
Sejdiu përmendi edhe gjestin e Jakup Huseinit, i cili kishte shkuar në shtabin e AKI-së për ta uruar kandidatin fitues.
Ai nuk kurseu kritikat ndaj BDI-së, duke rikujtuar mungesën e mbështetjes për Blerim Rekën në zgjedhjet presidenciale dhe duke pyetur përse BDI nuk kishte mbështetur VLEN-in në garën e mëparshme në Bërvenicë.
Fejzi





