Kryeministri Hristijan Mickoski ka pranuar humbjen e zgjedhjeve në Bërvenicë, duke theksuar se ata kanë garuar me koncept e program, ndërsa pala kundërshtare respektivisht AKI me nacionalizëm. Mickoski tha se në këtë rezultat ka ndihmuar edhe ndonjë trojan që ka tërhequr vota, duke lënë të nënkuptohet se VLEN-i ka punuar kundër VMRO-së, ashtu siç tha paraprakisht deputetja Dafina Stojanovska.
Vet kundër të gjithëve. Ne me program zgjedhor dhe koncept, ata me mbështetje të demografisë, kartës nacionaliste dhe ndonjë trojan për tërheqjen e votave. Megjithatë. Rritja e votave nga rrethi i parë është i qartë dhe i pastër nga 3000 në 4200, ndërsa në krahasim me zgjedhjet parlamentare kemi rritje prej 1300, por për fat të keq të pamjaftueshme për fitore. I falënderoj të gjithë banorët e Bërvenicës që votuan për ne dhe atyre që nuk votuan, të gjithë banorët e Bërvenicës do ta kenë mbështetjen e Qeverisë. Një Bërvenicë për të gjithë është më shumë se koncept, është mënyrë e punës”./Alsat.mk.



