Stoјanoska: VLEN luajti rolin e “kalit të Trojës” në Bërvenicë, ia shpërndau votat në favor të BDI-së

Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Dafina Stojanoska, akuzoi koalicionin VLEN se në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Bërvenicë ka vepruar në favor të BDI-së, duke shpërndarë votat dhe duke mos dëshmuar dallim politik nga kjo parti.

Stojanoska tha se VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Maqedonia Jote” në raundin e parë mbështetën kandidatin e tyre, Stojanço Radiçevski, ndërsa VLEN garoi me kandidat të vetin, për t’iu bashkuar në raundin e dytë kandidatit të AKI-së.

“VLEN nuk e shfrytëzoi mundësinë të dëshmojë se është ndryshe nga BDI-ja. Mendoj se luajtën rolin e kalit të Trojës dhe punuan për BDI-në, duke shpërndarë votat nga elektorati”, deklaroi Stojanoska në televizionin Sitel.

Ajo vlerësoi se zgjedhjet në Bërvenicë nuk do të jenë test për koalicionin qeveritar, por për realizimin e programit të Qeverisë.

Stojanoska kritikoi edhe LSDM-në, duke e cilësuar si parti margjinale pas zgjedhjeve lokale dhe duke ia atribuuar këtë gjendje udhëheqjes së Venko Filipçes.

Sipas saj, BDI-ja dhe LSDM-ja janë “dy anët e së njëjtës medalje”.