Ekskluzive: Arkin Jahiji pritet të shpallë fitoren në Bërvenicë, atmosfera në shtabin e AKI-së në Çellopek! (VIDEO)

Arkin Jahiji pritet të shpallë fitoren në zgjedhjet lokale në Komunën e Bërvenicës, ndërsa vëmendja është përqendruar te shtabi i AKI-së në fshatin Çellopek.

Gazetari i TetovaSot, Nevrij Ademi, ndodhet në shtabin e AKI-së, prej ku po përcjell nga afër atmosferën dhe zhvillimet e fundit pas përfundimit të procesit zgjedhor.

Mbështetësit e AKI-së janë mbledhur në shtab, në pritje të shpalljes së rezultateve dhe deklaratës së Arkin Jahijit.

TetovaSot do të vazhdojë t’ju informojë drejtpërdrejt për zhvillimet dhe rezultatet nga Bërvenica.