Blin Memeti, student i UEJL-së, ka reaguar ndaj komenteve që lidhen me protestat e studentëve, duke i cilësuar ato si të drejta demokratike dhe të garantuara me ligj.
“Është absurd komenti, sepse protestat janë e drejtë demokratike. Është një e drejtë që i mundësohet çdo qytetari dhe është e garantuar me ligj, përfshirë edhe studentët.
Ky koment ishte vërtet i neveritshëm, sepse dhuna është e papranueshme, si në vendin tonë, ashtu edhe në Shqipëri. Por edhe mënyra se si kryetari i subjektit politik Janko Baçev e ka shprehur këtë mendim është e neveritshme. Askush nuk është duke folur për dhunë”, ka deklaruar Memeti.
Deklarata e studentit u dha për emisionin “Ku e lamë e ku na mbeti”, që realizohet nga Lajm TV dhe gazeta Lajm.



