Sulm me gurë në Gjorgje Petrov: Gruaja tentoi ta filmonte, ai e goditi dhe e lëndoi!

Një incident i dhunshëm është raportuar në lagjen Gjorgje Petrov të Shkupit, ku një person ka sulmuar me gurë një grua 67-vjeçare, pasi ajo e kishte paralajmëruar për hedhjen e gurëve dhe dheut në një rrugë që duhej të asfaltohej.

Sipas buletinit policor, G.K. nga Shkupi e ka denoncuar rastin më 29 tetor, në orën 18:42, ndërsa incidenti kishte ndodhur rreth orës 16:40.

Gruaja ka tentuar ta incizojë me telefon personin, i cili po hidhte gurë dhe dhe në rrugë. Pas kësaj, ai ka filluar të gjuajë me gurë në drejtim të saj, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e personit të përfshirë.