Zhernovski ngre alarmin: Dyshime për transferimin e mbi 50 milionë eurove përmes Alta Bankës, Mickoski dhe Slavevski heshtin

Andrej Zhernovski nga LSDM-ja ka ngritur shqetësime për transferimin e mbi 50 milionë eurove nga Alta Banka në Serbi drejt filialit të saj në Maqedoninë e Veriut, duke kërkuar përgjigje nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe guvernatori Trajko Slavevski.

Sipas Zhernovskit, institucionet shtetërore, kompanitë që fitojnë tenderë dhe punonjësit e tyre janë orientuar të kryejnë transaksione përmes kësaj banke.

Ai pretendon se Alta Banka është përballur me kufizime në tregun e BE-së për shkak të dyshimeve për origjinën e parave, pastrim parash dhe rreziqe të sigurisë.

Zhernovski kërkon që Mickoski dhe Slavevski të dalin publikisht dhe të sqarojnë se çfarë po ndodh me transferimet financiare dhe prejardhjen e mjeteve.