72-vjeçari francez ndërron jetë në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Shkup

Një shtetas 72-vjeçar francez ka ndërruar jetë në Shkup, pasi një ditë më parë ishte sjellë në gjendje të rëndë shëndetësore në Klinikën e Kardiokirurgjisë. Rasti është raportuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme më 29 tetor.
Sipas informacioneve nga MPB-ja, burri po qëndronte në një hostel në zonën e Butelit.
Me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkaqeve të vdekjes.