Informacione të reja në lidhje me aksionin në Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Sipas informacioneve fillestare, nën hetim janë persona përgjegjës nga një spital privat, si dhe punonjës të Fondit të Sigurimit Shëndetësore. Sipas informacioneve jozyrtare, në mesin e personave të përfshirë në hetim është edhe ish-drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSh), Den Donçev, i cili përmendet si personi i parë i kallëzuar në këtë rast.
Në informacionet jozyrtare për rastin përmenden edhe Ridvan A., ish-kryetar i Bordit Drejtues të FSSh-së, Vesna Q., ish-menaxhere e spitalit “Sante”, si dhe Salih B., ish-pronar dhe person i autorizuar në spital.
Në mesin e personave që përmenden si të përfshirë në hetim janë edhe Selma A., menaxherja aktuale e spitalit, dhe Geriana A., ish-drejtoreshë e këtij institucioni shëndetësor.
Sipas informacioneve jozyrtare, hetimi përfshin edhe persona që kanë ushtruar funksione drejtuese në Fondin për Sigurim Shëndetësor. Në mesin e tyre janë Cveten S., ish-shef i Sektorit për Kontroll në FSSh, Zhaklina S., ish-drejtoreshë e njësisë rajonale të FSSh-së në Shkup, si dhe Irena P., shefja aktuale e njësisë rajonale në Shkup.





