Bullgaria voton për presidentin e ri, ndërsa gara kryesore zhvillohet mes presidentes aktuale, Ilijana Jotova, dhe Andrej Gurovit. Sondazhet parashikojnë që zgjedhjet të shkojnë në raundin e dytë, i planifikuar për 1 nëntor.
Sipas sondazhit të „Market Links“, Jotova kryeson me 47,3 për qind të mbështetjes, ndërsa Gurov renditet i dyti me 30,6 për qind.
Fushata është dominuar nga qëndrimet ndaj luftës në Ukrainë, marrëdhëniet me Rusinë, çmimet e energjisë dhe orientimi i ardhshëm politik i vendit.
Presidenti i Bullgarisë zgjidhet drejtpërdrejt për një mandat pesëvjeçar.



