Shtetasit e Maqedonisë së Veriut mund të pajisen me vizë elektronike turistike (e-Visa) ose vizë pas mbërritjes në Arabinë Saudite.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme njoftoi se vendi është përfshirë zyrtarisht në listën e shteteve që përfitojnë nga kjo mundësi, duke lehtësuar procedurat e udhëtimit.
Vendimi pritet të nxisë turizmin, bashkëpunimin ekonomik dhe kontaktet mes dy vendeve.





