Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se një grup avokatësh dhe juristësh po dokumenton rastet e dhunës policore gjatë protestave, me synimin që materialet e mbledhura t’u përcillen organizatave ndërkombëtare.
Hoxha u ka bërë thirrje protestuesve dhe qytetarëve që disponojnë fotografi, video apo filmime nga ngjarjet e fundit, t’ia vënë ato në dispozicion grupit të juristëve, në mënyrë që çdo rast të dokumentohet.
Sipas gazetarit, ky dokumentacion mund të shërbejë si bazë për identifikimin e rasteve konkrete dhe për të mbajtur përgjegjës personat e përfshirë në veprimet e denoncuara.
Gjatë deklaratës së tij, Hoxha ka komentuar edhe qëndrimin e kryeministrit lidhur me dëmet e shkaktuara gjatë protestave, duke ironizuar deklaratat se prindërit e protestuesve do të paguajnë për dëmet.
Ai e lidhi këtë qëndrim me një model që, sipas tij, kryeministri po imiton nga Italia, ndërsa bëri ironi edhe me gjendjen e transportit hekurudhor në Shqipëri.
Hoxha theksoi rëndësinë e mbledhjes dhe ruajtjes së provave filmike, të cilat mund të ndihmojnë në dokumentimin e asaj që ka ndodhur gjatë protestave.
Disclaimer: This post is for informational purposes only.



