Iva Mihajllova do të gjykohet në mungesë, nuk është e kapshme për organet shtetërore

Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka propozuar, ndërsa gjykata ka marrë vendim që Iva Mihajllova, e akuzuar për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, të gjykohet në mungesë, pasi ajo nuk është e kapshme për organet shtetërore.

“Me propozim të Prokurorisë Themelore Publike në Koçan, është marrë vendim që Iva Mihajllova, e akuzuar për vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion, të gjykohet në mungesë, pasi ajo nuk është e kapshme për organet shtetërore”, njoftoi Prokuroria.

Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për më 9 nëntor 2026, në orën 09:00.

Rasti lidhet me aksidentin e rëndë të trafikut pranë Koçanit, në të cilin humbi jetën Besim Durmishi, ndërsa disa persona të tjerë u lënduan. Mihajllova akuzohet për veprën penale që lidhet me sigurinë në komunikacion.