Autostrada Kërçovë–Ohër drejt përfundimit, Nikolloski inspektoi punimet intensive

Autostrada Kërçovë–Ohër po i afrohet fazës përfundimtare, njoftoi zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, duke publikuar pamje nga punimet në terren.
Ai theksoi se punimet po zhvillohen me intensitet në një nga projektet më të rëndësishme dhe më komplekse infrastrukturore në Maqedoninë e Veriut.
„Autostrada Ohër–Kërçovë po merr formën përfundimtare! Punime intensive në një nga projektet më të rëndësishme dhe më të vështira infrastrukturore në Maqedoni“, shkroi Nikolloski.