Nga mesnata, benzina do të lirohet për 2,5 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shtrenjtohet për 2 denarë, sipas vendimit të Komisionit Rregullator të Energjetikës.
Çmimet e reja, që hyjnë në fuqi më 20 tetor, në orën 00:01, janë:
Eurosuper BS-95: 96 denarë/litër
Eurosuper BS-98: 98 denarë/litër
Dizeli: 99 denarë/litër
Vaji ekstra i lehtë për amvisëri: 110,50 denarë/litër
Shtrenjtohet edhe mazuti për 1,837 denarë, duke arritur në 53,579 denarë për kilogram.
Sipas Komisionit Rregullator, çmimet mesatare të derivateve të naftës rriten për 0,49% krahasuar me vendimin e kaluar.





