Rreth 40% e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut marrin paga pranë minimumit

Profesori universitar Borçe Trenovski ka paralajmëruar se një pjesë e madhe e të punësuarve në Maqedoninë e Veriut marrin paga vetëm pak më të larta se paga minimale.
Sipas tij, rreth 3% e të punësuarve marrin pagë minimale, ndërsa afërsisht 40% paguhen nga një deri në një pagë e gjysmë minimale.
Trenovski theksoi se problemi nuk qëndron vetëm te paga minimale, por edhe te mungesa e rritjes së pagave të tjera. Çdo rritje e minimumit krijon presion për korrigjimin e pagave në kategoritë e tjera, përfshirë edhe sektorin publik.
“Nuk duhet të luftojmë vetëm për pagën minimale, por për një situatë ku do të rriten të gjitha pagat”, deklaroi Trenovski në emisionin „Noќно студио“ të televizionit 4TV.