Tahiri: Më 21 shkurt të vitit 2025, atëherë si deputet i koalicionit Vlen, keni deklaruar se është duke u përpunuar ligji për ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Atëherë keni thënë se Fronti Evropian nuk ka shfaqur interes, por tani jeni në koalicion me BDI-në dhe fatkeqësisht po them nuk keni bërë asnjë milimetër, asnjë lëvizje në këtë drejtim. Ju jeni vetë deputet, keni grup po themi të deputetëve edhe pse vetëm tre, por jeni në koalicion edhe me BDI-në. Pse nuk e propozoni dhe ta sfidoni shumicën parlamentare dhe pushtetin?
Deputeti Rijad Shaqiri: Unë draft-versionin e ligjit e kam përgatitur. Atë e kam edhe në e-mail. Çdo kohë mund të ja dërgoj mos të lanë, për të mos me lanë hapësirë të njerzt po manovroj politikisht. Pse unë dua të jem i sinqertë me njerëzit.
Tahiri: …mos ma dërgoni mua, dërgojani Afrim Gashit!
Deputeti Shaqiri: Veç ta sqaroj… Po. Është një ligj i cili është dashur kah moti me u sjellë për ata djem që falë tyre sot ne jemi duke bashkëbiseduar për temat të cilat thjesht kemi brengë në vetveten dhe flasim lirë. Unë e kam draft-versionin e përgatitur. Po ja edhe në këtë rast, sikur t’i siguroj nënshkrimet edhe të Frontit, po edhe të koalicionit VLEN, ai ligj nuk kalon, nuk e kalojnë, nuk e procesojnë.
(Sekuencë interviste nga emisionin “Dialog te Lajmi, autor dhe drejtues emisioni Sefer Tahiri)



