Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Një 24-vjeçare nga Dibra është përballur me kallëzim penal, pasi dyshohet se ka raportuar rrejshëm në polici vjedhjen e stolive të arit dhe sendeve të tjera, me vlerë rreth 3.000 euro.

Sipas policisë, më 15 shtator të këtij viti, e reja kishte denoncuar se persona të panjohur kishin hyrë në shtëpinë e saj dhe kishin vjedhur sendet me vlerë.

Megjithatë, pas verifikimeve dhe konsultimeve me prokurorin publik, policia konstatoi se denoncimi ishte i rremë.

Ndaj 24-vjeçares E.K. nga Dibra është ngritur kallëzim penal për kallëzim të rremë të veprës penale, sipas nenit 366 të Kodit Penal.