Snopçe përplaset me deputetin e VMRO-DPMNE-së: Merita duhet të vlerësohet pa diskriminim!

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka reaguar ndaj një deputeti të VMRO-DPMNE-së, i cili kundërshtoi kërkesën për ndarje të drejtë dhe të barabartë të shpërblimeve shtetërore.

Sipas Snopçes, pretendimi se këto shpërblime jepen vetëm në bazë të meritës nuk qëndron, pasi merita duhet të vlerësohet në mënyrë të barabartë, pa dallime dhe diskriminim.

“Pikërisht për këtë arsye duhet të sigurohet që merita të vlerësohet pa dallime dhe pa diskriminim”, theksoi Snopçe.

Ai kundërshtoi gjithashtu deklaratën e deputetit të VMRO-DPMNE-së se Maqedonia nuk ka asnjë fitues të Çmimit Nobel.

Snopçe rikujtoi se dy laureatë të këtij çmimi kanë prejardhje nga Maqedonia: Nënë Tereza dhe Ferid Murati.