Fillon ndërtimi i autostradës Bukojçani – Kërçovë

Autostrada Bukojçani – Kërçovë do të fillojë ndërtimin. Fillimi zyrtar i ndërtimit do të shënohet sot.

Autostrada është pjesë e Korridorit 8 dhe duhet të lidhë qafën e Strazhës me Kërçovën. Do të ndërtohet në dy faza, ku faza e parë përfshinë rrugën nga fshati Crvevci deri në Kërçovë, dhe faza e dytë nga Dolno Strogomishte deri në Crvevci.

Financimi ofrohet nëpërmjet një kredie nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe granteve nga Korniza e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Mbikëqyrja do të kryhet nga një konsorcium i udhëhequr nga Instituti i Inxhinierisë Civile të Maqedonisë. Marrëveshja e mbikëqyrjes u nënshkrua më 30 shtator me Ndërmarrjen Publike për Rrugët Shtetërore./Telegrafi