Mbështetja për BDI-në dhe VLEN-in ka rënë gjatë gjashtë muajve të fundit, ndërsa matja e fundit e publikuar nga MKD.mk tregon se dy subjektet shqiptare kanë barazuar rezultatin, me nga 4,2 për qind.
Në mars, VLEN-i kishte 5,1%, kundrejt 4,8% të BDI-së. Në shtator, të dyja palët kanë shënuar rënie: BDI me 0,6 pikë përqindjeje, ndërsa VLEN me 0,9 pikë.
Të dhënat ngrenë pikëpyetje për mbështetjen e dy blloqeve politike shqiptare dhe për besimin ndaj lidershipit të tyre. Ndërkohë, rreth 41% e të anketuarve nuk dinë për kë do të votonin, nuk do të votonin ose nuk kanë dhënë përgjigje, ndërsa 44,1% nuk kanë besim te asnjëri prej liderëve të ofruar në anketë.
Në nivel shtetëror, VMRO-DPMNE ka rënë nga 24% në mars në 19,3% në shtator, por LSDM-ja nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë rënie për të rritur ndjeshëm mbështetjen e saj.
Anketa, e realizuar nga „Market Vision“ për MKD.mk, tregon se pakënaqësia dhe mungesa e orientimit politik mbeten të pranishme, ndërsa BDI-ja dhe VLEN-i përballen me të njëjtin rezultat në matjen e fundit.(Inbox7)





