Deri dje ligji ishte lak në fyt për Hagën dhe era e lirisë për përfaqësuesit e UÇK-së, ndërsa sot ligji na doli plumb pas zverkut për kattërshen né Hagë.
Njësiti i Zahir Pajazitit e ekzekutoi Maliq Shehollin, babën e Fatmir Shehollit, si bashkëpunëtor të Millosheviçit. Pjesë e këtij njësiti ishte edhe Ilir Konushevci. Pati edhe komunikate nga UÇK-ja për vrasjen e tij. Në listë ishte edhe Fatmiri.
Mirëpo rrjedhat e paturpsisë na sollën në ditët kur Fatmir Sheholli dilte në radhën e parë të “mbrojtësve” të UÇK-së, ndërsa Arton Konushevci, vëllai i Ilir Konushevcit, dhe Drita Pajaziti, mbesa e Zahir Pajazitit, të dy deputete të Vetëvendosjes, cilësohen si shërbëtorë të Serbisë.
Pra, familjet e Zahirit dhe Ilirit me Serbinë, ndërsa Fatmiri i Maliqit me UÇK-në.
Durojini tashti zagaret e Fatmirit duke i cilësuar tradhtarë ata që e votuan ligjin në Kuvendin e Kosovës.
*Status facebook’u i zotit Besmir Lushaj



