Sistemi elektronik “Termini im” vazhdon të përballet me probleme në funksionim, duke shkaktuar vështirësi në organizimin dhe realizimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Problemet me sistemin kanë ngritur shqetësime për efikasitetin e tij dhe për mënyrën se si qytetarët mund të kenë qasje në shërbime shëndetësore. Këto u konstatuan në raportin e fundit të Entit të Revizionit. Në një intervistë për emisionin Gjurmët, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi Elektronike, Fikret Shabani, thotë se problemi qëndron tek mungesa e kuadrit të duhur.
“Sa menduam se u rregullua numri, do të thotë tregu e konsumon një punëtor ose e përgatit një pas një, një periudhe thotë se ika shkova në Kompani private. Ky trend fatmirësisht nuk e them unë, e dëgjoj edhe nga të tjerët e tha edhe vet konferenca, kemi të bëjmë me një trend që është edhe në Evropë”, deklaroi Fikret Shabani, Drejtori i Shëndetësisë Elektronike.
Shabani tregoi se pacientët të cilëve u shkelet “Termini Im” kanë të drejtat ligjore që të ankohen.
“Mund të them pacientët të drejtat e veta mund t’i kërkojnë. Inpsektoriati për shëndetësi dhe sanitari është aty, numrat e telefonit janë të qasshëm, e-mailat dhe mundësitë dixhitale. Por përgjegjësi kryesor i dixhitalizimit është mjeku kujdestar i cili merret me procesin, punëtori shëndetësor ose punëtori administrativ që është kujdestar”, theksoi Fikret Shabani, Drejtori i Shëndetësisë Elektronike.
Raporti i fundit i Revizionit konstatoi disa parregullsi në sistemin elektronik “Termini Im”. Sipas konstatimeve, niveli i ulët i sigurisë jep indikacione për shpërdorimin e të dhënave personale të qytetarëve, ndërsa si i tillë përkeqëson edhe organizimin e punës së stafit mjekësor me pacinetët, pasi një mjek mund të ketë qindra termine. Ravizioni kërkoi që sistemi të kalon në pronësi shtetërore./Alsat.mk.





