LSDM akuzon Qeverinë se ribalancimi i dytë i Buxhetit brenda pak muajsh dëshmon mungesë të mjeteve në arkën shtetërore dhe probleme me financimin e detyrimeve rrjedhëse. Qeveria e miratoi propozim-ribalancimin, i cili tani duhet të kalojë në Kuvend.
Sipas opozitës, hendeku buxhetor arrin rreth 900 milionë euro, ndërsa huamarrja e re prej 250 milionë eurosh do të përdoret për nevoja buxhetore deri në fund të vitit, përfshirë paga dhe pensione, e jo për investime zhvillimore. Këto janë pretendime të LSDM-së.
Partia pretendon gjithashtu se borxhi publik po arrin në rreth 11 miliardë euro dhe akuzon Qeverinë se po i mbulon detyrimet përmes huamarrjeve të reja.
Nga ana tjetër, Mickoski më herët ka deklaruar se mungesa e planifikuar e të ardhurave deri në fund të vitit lidhet kryesisht me masat për mbajtjen më të ulët të çmimeve të karburanteve.
Maqedoni LSDM ngre alarmin për buxhetin: “250 milionë euro borxh i ri për...





