Marta Kos: Ballkani Perëndimor nuk mbetet jashtë, e ardhmja e tij është në BE

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se Bashkimi Evropian synon ta përfshijë të gjithë Ballkanin Perëndimor në familjen evropiane, duke theksuar se zgjerimi mbetet një nga prioritetet strategjike të Unionit.
Sipas saj, integrimi gradual do t’u mundësojë vendeve kandidate të përfitojnë nga disa politika dhe programe të BE-së edhe para anëtarësimit të plotë. Megjithatë, përparimi do të varet nga reformat, sundimi i ligjit dhe harmonizimi me politikat strategjike të Unionit.
Kos theksoi se procesi do të zhvillohet mbi bazën e meritave individuale dhe se integrimi gradual nuk është zëvendësim për anëtarësimin e plotë.
“Një ditë, i gjithë Ballkani Perëndimor do të jetë pjesë e Evropës sonë”, është mesazhi i komisioneres për perspektivën evropiane të rajonit.