Kostoja e jetesës në Maqedoninë e Veriut gjatë shtatorit nuk ka ndryshuar krahasuar me gushtin, por në nivel vjetor çmimet janë rritur me 2,7%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave.
Rritjen më të madhe vjetore e kanë shënuar pijet alkoolike dhe duhani me 6,5%, pasuar nga rekreacioni, sporti dhe kultura me 6,3%, si dhe restorantet e akomodimi me 5,8%. Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 1,7%.
Në krahasim me gushtin, transporti është liruar me 3,4%, ndërsa rekreacioni, sporti dhe kultura me 3,7%. Nga ana tjetër, mobilimi dhe mirëmbajtja e amvisërive janë shtrenjtuar me 1,3%, ndërsa ushqimet me 0,5%.
Pra, edhe pse inflacioni mujor në shtator ishte zero, qytetarët vazhdojnë të përballen me çmime më të larta se një vit më parë.
Maqedoni Inflacioni “ngrin” në shtator, por disa çmime vazhdojnë të godasin xhepin





