Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar interpretim lidhur me ushtrimin e kompetencave presidenciale pas përfundimit të mandatit të saj gjashtëmujor, në rast se Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri.
Zyra e Presidencës e konfirmoi këtë për Telegrafin, gjersa në përgjigje thuhet se Haxhiu ka kërkuar të përcaktohet se si dhe nga kush ushtrohen kompetencat e domosdoshme presidenciale pas përfundimit të periudhës gjashtëmujore, në rastet kur presidenti i ri ende nuk është zgjedhur.



