Eli Fara dëshmon në polici për videot intime me Adi Hilën, zbardhet deklarata e saj

Këngëtarja Eli Fara ka dëshmuar në polici në lidhje me hetimet për publikimin dhe shpërndarjen e videove intime që kanë qarkulluar së fundmi në rrjet, materiale të cilat janë lidhur me studion e producentit Adrian Hila.

Sipas gazetarit të A2 CNN, Igli Çelmeta, gjatë dëshmisë së saj në polici, Fara ka deklaruar se Adrian Hila nuk është personi që ka shpërndarë videot.