Përplasje e frikshme në Shkup: 3 makina dhe autobus, 3 të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Belvi të Shkupit, ku janë përplasur tre makina dhe një autobus.

Në vendngjarje ka intervenuar Ndihma e Shpejtë, e cila u ka dhënë ndihmë tre personave të lënduar, më pas të dërguar në spital.

Nga përplasja e fuqishme, njëra prej makinave është rrotulluar dhe ka goditur gardhin mbrojtës. Në rrugë janë shpërndarë edhe pjesë të automjeteve.

Për momentin nuk dihet shkalla e lëndimeve, ndërsa shkaqet e aksidentit pritet të bëhen të ditura pas këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia.