150 milionë euro nga BE-ja për hekurudhën drejt Bullgarisë

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, po qëndron dy ditë në Bruksel, ku po zhvillon takime me përfaqësues të Komisionit Evropian.

Në fokus janë projektet e mëdha infrastrukturore, korridoret e transportit, Plani i Rritjes dhe integrimi evropian.

Një nga temat kryesore është financimi prej 150 milionë eurosh nga BE-ja për hekurudhën drejt Bullgarisë.

Nikoloski deklaroi se Maqedonia e Veriut ka shënuar, sipas tij, rezultate të rëndësishme në kuadër të Planit të Rritjes dhe se vendi është lider në rajon në këtë aspekt.

Ai gjithashtu do të marrë pjesë në një forum të organizuar nga “Friends of Europe”, ku marrin pjesë rreth 200 liderë dhe zyrtarë evropianë.