Qeveria ka rekomanduar që punonjësit e tetë institucioneve shtetërore të vendosura në ndërtesën “Nova Makedonija” përkohësisht të punojnë nga shtëpia, pas një defekti teknik në objekt.
Shkak është depërtimi i ujit në një pjesë të instalimeve elektrike, ndërsa para rikthimit të punës në objekt duhet të kryhen kontrollet e nevojshme teknike dhe të sigurisë.
Sipas Qeverisë, masa është parandaluese dhe synon mbrojtjen e punonjësve, ndërsa shërbimet përgjegjëse po punojnë për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e kushteve normale të punës.
Institucionet do të riorganizojnë përkohësisht punën, pa praninë fizike të stafit në ndërtesë.





