Tre të mitur janë kapur duke drejtuar automjete pa patentë në rajonin e Tetovës dhe Gostivarit, njoftoi SPB Tetovë.
Në Kamjan, policia ndaloi një 16-vjeçar që drejtonte një “Land Rover” pa dokumentacion dhe pa patentë. Automjeti u sekuestrua.
Po në Tetovë, një tjetër 16-vjeçar u kap duke drejtuar një moped “Aprilia” pa leje drejtimi, ndërsa në Debresh një 17-vjeçar nga Dobërdolli u ndalua duke drejtuar një “BMW”, gjithashtu pa patentë.
Të tre automjetet janë sekuestruar, ndërsa pas dokumentimit të rasteve policia do të parashtrojë kallëzimet përkatëse.
Maqedoni Të mitur në timon pa patentë në Tetovë e Gostivar, policia ua...





